Fotosinteza nuk është gjë tjetër veçse procesi i shndërrimit të energjisë diellore në një tjetër lloj energjie, pikërisht në atë kimike. Si lëndë të para, pa të cilat procesi nuk do të realizohej, përmendim; ujin, dritën e diellit dhe dioksidin e karbonit. Fotosinteza si proces endotermik - Ese argumentuese
Fotosinteza nuk është gjë tjetër veçse procesi i shndërrimit të energjisë diellore në një tjetër lloj energjie, pikërisht në atë kimike. Si lëndë të para, pa të cilat procesi nuk do të realizohej, përmendim; ujin, dritën e diellit dhe dioksidin e karbonit.
Ndërsa produkte të këtij reaksioni janë oksigjeni dhe glukoza. Është një proces që kryhet te gjallesat bimore në prani të lëndës jeshile, klorofilit. Janë rrezet e diellit ato që bien mbi sipërfaqen e bimëve që përmbajnë klorofil, kryesisht te gjethet, për t’u shndërruar më pas në prani të dioksidit të karbonit dhe ujit, në energji të pëdorshme kimike. Kështu përftohet oksigjeni që çlirohet në natyrë, si dhe monosaharidi i glukozës. Duke u njohur me produktet e këtij procesi, kuptojmë dhe rëndësinë thelbësore dhe jetësore. Megjithëse bimët arrijnë ta sigurojnë vetë ushqimin e tyre, falë këtij procesi, ato ushqejnë me oksigjen miliona gjallesa të tjera, përfshirë njeriun.
Ndërkohë që procesi endotermik është procesi i cili shoqërohet me thithje nxehtësie. Kështu pra në një proces endotermik substancat nistore përmbajnë më pak energji se substancat përfundimtare.
Kuptohet që vetë procesi i fotosintezës konsiderohet si endotermik. Më poshtë paraqitet reaksioni në fjalë:
Për kryerjen e reaksionit nevojitet energjia e paraqitur në formën e rrezeve diellore . Nisur nga përkufizimi i mësipërm mbi procesin endotermik, themi se dhe procesi i fotosintezës mund të quhet një i tillë. Pra fotosinteza nuk mund të kryhet pa një burim nxehtësie apo energjie, që në këtë rast është dielli, ashtu si dhe të gjitha proceset e tjera endotermike.

KOMENTET