Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Ëndrra e një maturanti - Ese

Ti që dikur ishe një foshnjë, dalëngadalë u rrite, mësove të flasësh, të ecësh dhe më vonë të shkruash. Papritur u gjende mes bangash, me sytë të mbushur me lot, që në mes të turmës kërkonin prindërit. Të dukej vetja i huaj, i tepërt, në mos i humbur. Ëndrra e një maturanti - Ese


Ti që dikur ishe një foshnjë, dalëngadalë u rrite, mësove të flasësh, të ecësh dhe më vonë të shkruash. Papritur u gjende mes bangash, me sytë të mbushur me lot, që në mes të turmës kërkonin prindërit. Të dukej vetja i huaj, i tepërt, në mos i humbur. Librat nuk ishin më shumë se blloqe të mbushura me shkronja, që as i kishe parë, dhe as i kishe dëgjuar më parë. Ato duart e vogla që përpiqeshin të mos i njollosnin fletët e bardha të abetares, ato sy që shpejt lodheshin nga mundimi për të lexuar dy fjalë. Ai trup që kërrusej nga pasha e një çante të madhe mbi supe. Sa shpejt kaloi, tani maturantë, shumë ndryshe nga dje. Të thuash më të rritur, më të pjekur, më të përgjegjshëm, është pak. Tashmë më të aftë, të aftë për të luftuar luftën tonë, për të bërë ëndrrat tona realitet. S’mund të ëndërrosh si më parë, dikur ëndrra jote e madhe ishte të rriteshe, të ishe një gjimnazist, të kishe një shok ose shoqe të vërtetë, ndërsa sot pasi i ke arritur të gjitha këto të duket sikur nuk ke kaluar asgjë. Çdokush e ka fituar atë kontrollin e shumëkërkuar të jetës, ka vendosur kufijtë e tij, oraret e tij, këndvështrimin me të cilin zgjedh ti shoh gjërat. Pak a shumë jeta po fillon ta marr rrjedhën e saj dhe ty nuk të mbetet gjë tjetër veçse ti japësh drejtim. Dikush ka zgjedhur që ti lëj të hapura dyert e mundësive, dikush tjetër ka vetëm një mundësi, dikush është i kënaqur me atë çka të tjerët zgjodhën për të, kurse dikush kërkon të shoh rezultatet e mëtejshme të një ëndrre 12-vjeçare, ëndërr që për dikë është passion dhe për dikë tjetër rastësi. Rruga vazhdon, duket e gjatë dhe e vështirë por jo e pamundur. Shpesh do rrëzohemi, do të lëndohemi, por do të mbijetojmë. Nuk do dorzohemi për asnjë moment, sepse të kesh një ëndërr është e lehtë por kur i kthen ato në qëllime është vështirë të shkëputesh. Ka njerëz që kërkojnë me doemos të jenë miq të suksesit. Fama është ajo çka i bën të ndihen mirë me veten, pa marrë parasysh çfarë u duhet të bëjnë për të arritur deri këtu, por jo gjithmonë zgjedhin gjënë e duhur për të bërë. Si mund të ndodh që, kur je një hap larg nga ndryshimi, papritur të heqësh dorë nga gjithçka? Gjthë këto ëndrra që përfundojnë në të njëjtin destinacion vetëm sepse mungon vetëvebesimi. Shpesh dëgjojmë dhe gjendemi mes historive suksesi dhe ndonjëherë pa e kuptuar përfshihemi thellë, aq sa duket sikur nuk do ti sakrifikonim kurrë ëndrrat tona. Ato dikur ishin thjesht ëndrra fëmijësh kurse sot ëndrra maturantësh. Ne jemi të aftë të bëjmë atë çka shumë nuk kanë pasur mundësi ta provojnë. Rritemi në një botë që shpesh na i trazon mendimet, nuk na lejon të bëjmë atë që duam, atë që na bën të lumtur. Në fund të fundit, ajo e tillë është dhe ne të pafuqishëm për ta ndryshuar, nuk ngurojmë të largohemi, pa bërë as përpjekjet më të vogël. Nesër do të jemi larg, në një botë të panjohur, të detyruar të dëgjojmë edhe gjëra që do të na trishtojnëm, por kjo s’do të thotë se do të dorëzohemi. Ëndrrat na bëjnë të fortë, të gatshëm për të përballuar çdo gjë. Nëse ka diçka për të cilën ia vlen të luftosh, është një ëndërr, nëse ka diçka që të bën të lumtur është një ëndërr, nëse ka diçka që s’të lë të zhytur në baltë është një ëndërr. Pse të mos provosh? Tashmë je një maturant, emri yt nuk thotë pak. Në qoftë se vërtetë je një i tillë, mundohu, lufto për një ëndërr, beso në një qëllim dhe në fund shijo një arritje.

Punoi: Ornela M.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Ëndrra e një maturanti - Ese
Ëndrra e një maturanti - Ese
Ti që dikur ishe një foshnjë, dalëngadalë u rrite, mësove të flasësh, të ecësh dhe më vonë të shkruash. Papritur u gjende mes bangash, me sytë të mbushur me lot, që në mes të turmës kërkonin prindërit. Të dukej vetja i huaj, i tepërt, në mos i humbur. Ëndrra e një maturanti - Ese
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjsZuHfMHy2wdC8UE0SH-UJHITUf6ZWQvDKFVRftqtN9w8gvy4CToMzpkW6kGkFesYE0LXDJbdA-xhOKMG8rmyItDaNZM3UUCCTHeEUhf6w1rLOf4vL1j5GkzVtWhsM24OjL5FSEWsQImlz/s1600/%25C3%258Bndrra+e+nj%25C3%25AB+maturanti+-+Ese.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjsZuHfMHy2wdC8UE0SH-UJHITUf6ZWQvDKFVRftqtN9w8gvy4CToMzpkW6kGkFesYE0LXDJbdA-xhOKMG8rmyItDaNZM3UUCCTHeEUhf6w1rLOf4vL1j5GkzVtWhsM24OjL5FSEWsQImlz/s72-c/%25C3%258Bndrra+e+nj%25C3%25AB+maturanti+-+Ese.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/11/endrra-e-nje-maturanti-ese.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/11/endrra-e-nje-maturanti-ese.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy