Empatia është aftësia e të ndjerit apo të kuptuarit se cfarë është duke kaluar një person, duke vendosur veten në pozicionin e tjetrit. Klasifikimi është një proces i përgjithëm që lidhet me kategorizimin, njohjen, diferencimin dhe kuptimin e ideve dhe objekteve.Analiza krahasimore është një tjetër metodë që përdoret gjerësisht për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Empatia
Empatia është aftësia e të ndjerit apo të kuptuarit se cfarë është duke kaluar një person, duke vendosur veten në pozicionin e tjetrit. Empatia nënkupton të parit, të dëgjuarit dhe të ndjerit duke përdorur metaforikisht shqisat e personit që kërkon të studiosh. Ka shumë kuptime për empatinë që përfshijnë një larmi gjendjesh emocionale. Llojet e empatisë janë: empatia konitive (ose njohëse), empatia emocionale dhe ajo somatike.
Fjala empati rrjedh nga greqishtja e vjetër “empatheia”, që nënkupton afeksion ose pasion fizik. Pavarësisht se empatia si fjalë ka një larmi kuptimesh, më kryesoret radhiten:
-kujdesja për njerëzit e tjerë ose dëshira për t’i ndihmuar ata
-përjetimi emocional që lidhet me emocionet e një personi tjetër
-evidentimi se cfarë një person tjetër është duke menduar ose ndjerë dhe zvogëlimi i hendeqeve midis vetes dhe tjetrit.
-aftësia e të ndjerit dhe të ndarit emocionet e tjetrit
Dhembshuria dhe simpatia janë dy terma që lidhen me empatinë gjithashtu, por sidoqoftë të treja ato janë unike dhe dallojnë ndaj njëra-tjetrës. Sigurisht, empatia lind nga dëshira njerëzore për të njohur ndjenjat e dikujt; madje, ka raste që lidhet ngushtë aftësitë imituese dhe vetë altruizmin.
Mbi të gjitha, pranohet se ajo është një cilësi mjaft efektive që mund të lidhi dy ose më shumë njerëz nga ana kuptimore dhe mund të nxisë zgjidhjen e shumë problemeve, duke vënë në pah një ndër metodat bazë të shprehive të të menduarit.
Klasifikimi
Klasifikimi është një proces i përgjithëm që lidhet me kategorizimin, njohjen, diferencimin dhe kuptimin e ideve dhe objekteve. Por për çfarë na ndihmon më konkretisht klasifikimi?
-Klasifikimi ndihmon në organizimin e materialit dhe lehtësimin e procesit identifikues dhe ndarës të tij.
-Me anë të klasifikimit ne “arratisemi” nga rrëmuja dhe çorientimi. Ne do ta kishim tepër të vështirë të gjenim një libër të çfarëdoshëm në një bibliotekë ku nuk ekziston një sistem klasifikues, dhe akoma më e thjeshtë kur i kemi librat të kategorizuar sipas rendit alfabetik, llojit letrar apo joletrar, historisë përkatëse etj.
E njëjta gjë ndodh dhe me teknikat e një mësimdhëniejeje cilësore: do të kishte tepër efikasitet në nxënie dhe zgjidhje problemesh nëse do të ekzistonte një sistem klasifikues i mirëfilltë. Në momentin që ne përballemi me një problem, e para gjë që do të na vinte ndërmend, do të ishte identifikimi i këtij problemi sipas kategorisë përkuese, përpunimi në saje të aftësisë së të menduarit dhe “goditja” e problemit me anë të asaj që e quajmë zgjidhje.
Analiza e krahasimit
Analiza krahasimore është një tjetër metodë që përdoret gjerësisht për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Duke krahasuar ne arrijmë të identifikojmë ngjashmëritë dhe dallimet midis dy apo me shumë dukurive, ideve apo objekteve që i bashkangjiten problemit në fjalë. Metoda krahasimore përdoret gjithashtu për të përcaktuar nivelin kritik të problemit dhe vështirësinë e pranishme në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje të mundshme.
Krahasimet rrisin gjithashtu dhe nivelin e konkurrencës e mundësojnë një diversitet më të madh mundësish kur bëhet fjalë për zgjidhje. Ka raste kur një krahasim fal përjetimin e një eksperience të tërë dhe lehtëson vështirësitë, që paraprijnë “udhëtimin” tonë deri në rrugën e kësaj zgjidhjeje.
Normalisht, kjo metodë përbën një nga bazat e shprehive të të menduarit, pasi nxit aftësinë e analizës logjike dhe shqyrtimin e vijueshmërisë që mund të karakterizojë një mendim të caktuar, që synon zgjidhjen e problemit, duke krahasuar.
RRUGA DREJT ZGJIDHJES SË PROBLEMIT
Duke vënë në pah kriteret bazë të nevojshme të shprehive të të shprehurit që asistojnë në zgjidhjen e problemit, nxjerrim si konkluzion dhe hapat që nevojiten për zgjidhjen e problemit:
1-Identifikimi i problemit/problemeve.
Fillimisht duhet të qartësohemi në lidhje me problemin dhe llojin e tij duke e analizuar atë në saje të metodave krahasimore dhe klasifikuese dhe të kujtohemi se gjithkush ka pikëpamje të ndryshme në lidhje me cështje të ndryshme.
2-Kuptimi i interesave të gjithkujt
Ky është një hap kritik që zakonisht mungon. Zgjidhja më e mire e mundshme është ajo që kënaq interest e secilit prej individëve që prek problemi në fjalë. Kjo është njëkohësisht dhe koha për një dëgjim aktiv. Të lëmë vecmas diferencimet për pak kohë dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin me qëllim mirëkuptimin.
3-Dëgjimi i zgjidhjeve të mundshme (opsionet)
Është i nevojshëm edhe “brainstorming”, stuhia e mendimeve, që hap rrugën e kreativitetit dhe nxit bashkëpunimin.
4-Vlerësimi i opsioneve/mundësive
Ky hap ka të bëjë me pluset dhe minuset; pra me avantazhet dhe disavantazhet e të gjitha opsioneve. Sigurisht, pas nuk duhet lënë dhe një tjetër këshillë e nevojshme: të ndarit e vlerësimit të opsioneve nga selektimi i tyre. Pra, rëndësia konsiston në vlerësimin e ideve dhe jo thjesht në përzgjedhjen e tyre.
5-Përzgjedhja e një apo më shumë opsioneve
Pas shqyrtimit të të gjithë mundësive të mundshme, vjen koha për të përzgjedhur më të përshtatshmen apo më të përshtatshmet prej tyre. Ka raste kur zgjidhja më e arrirë vjen si rezultat i bashkëpunimit të dy apo më shumë opsioneve.
6-Përcaktimi teorik i marrëveshjes apo marrëveshjeve në letër.
Nuk mundemi gjithmonë të mbështetemi në memorizimin e tyre. Shkrimi i zgjidhjeve mund të të ndihmojë në mendimin e detajeve të tjera apo ideve të reja.
7-Të rënit dakord në kontrollin, monitorimin dhe vlerësimin e zgjidhjeve
Kushtet mund të ndryshojnë përgjatë kohës. I rëndësishëm është krijimi i mundësive për vlerësimin e marrëveshjeve dhe implementimeve të zgjidhjeve në fjalë.
Zgjidhjet efektive të problemeve mund të marrin kohë dhe vëmendje. Një problem është si një kthesë rruge: kthehu avash dhe do ta ndiesh veten mirë ; në të kundërt, rrezikon të mos kesh bërë zgjidhjen e duhur. Të kaluarit përmes këtij procesi nuk është gjithmonë një ushtrim linear; gjithmonë mund të duhet rikthimi në një hap të kaluar. Për shembull, nëse po has probleme në lidhje me selektimin e mundësisë më të mirë, ndoshta mund të duhet rikthimi te të menduarit rreth interesave.
Ky proces mund të jetë gjerësisht i përdorur në grupe të mëdha; midis dy ose më shumë njerëzve, ose thjesht nga një person që përballet me një vendim të vështirë. Sa më i vështirë dhe i rëndësishëm qoftë problemi, aq më ndihmues dhe i nevojshëm është përdorimi i metode të disiplinuar. Sigurisht, në radhë të parë duhet të mos shqetësohemi apo të ndihemi keq fillimisht: gjithmonë do të kemi një numër të madh mundësish për të praktikuar.
Përdorimi i shprehive te duhura të të menduarit dhe rruga e duhur e përzgjedhur për zgjidhjen e një problemi, nuk e lënë kurrë në baltë qëllimin.
Bibliografia:
https://en.wikipedia.org/wiki/Empathy
https://www.merriam-webster.com/dictionary/classification
https://www.merriam-webster.com/dictionary/comparison
http://www.mediate.com/articles/thicks.cfm
KOMENTET