Gjatë gjithë kohës, njerëzit kanë dashur të komunikojnë me të tjerët, të marrin informacione në kohë rekord, të kontrollojnë shumicën e gjërave thjesht me lëvizjet e gishtave, dhe të gjitha këto i kanë dashur për të lehtësuar punët, pra për të përmirësuar jetët e tyre.

Sot, të gjithë kanë një telefon të zgjuar në xhep me anë të të cilit ata komunikojnë me ata që kanë larg, me anë të të cilit bombardohen me informacione të cilat mund të jenë ose jo të vërteta dhe gjithashtu mund të kontrollojnë një shumëllojshmëri pajisjesh nëpërmjet tij.
Por ky telefon i dashur, i cili na ka afruar me ata që kemi larg, na ka afruar akoma më shumë me veten tonë, duke na larguar nga ata që kemi afër, dhe duke na lënë të vetmuar në realitet. Shumë e më shumë persona po humbasin kuptimin e realitetit përshkak se përdorimi i botës virtuale të telefonit, u ofron më shumë kënaqësi! Të kesh një shok virtual është shumë herë më mirë se një shok real sepse atij i flet kur të duash dhe sa të duash dhe si përgjigje do të marrësh një replikë mbështetëse joreale duke të të bërë të ndihesh mirë. Ndërsa një shok real do të të mbështeste duke të ta përplasur të vërtetën në fytyrë dhe duke u përpjekur të ndiheshe mirë me diçka që nuk mund ta ndryshosh dot, dhe në përfundim të ngelesh i kënaqur që fole me të!
Gjatë gjithë kohës, për arsye fitimi kompani të ndryshme kanë nxjerr lajme të rreme sepse pikërisht, janë ato që klikojnë të parat në syrin e njeriut dhe duken interesante. Por me përhapjen e telefonit këto lajme janë përhapur me shpejtësi marramendëse. Dhe dikush i cili nuk e ka përjetuar shumë botën reale, bie pre e këtyre informacioneve dhe bëhet një shpërndarës i tyre përshkak të paditurisë. Këtë po bën bota e telefonit, po informon shoqërinë virtuale të paedukuar njerëzore me informacione të pavërteta, në mënyrë që ata të ndihen mirë me këto lajme dhe duke u ndjerë mirë, të paditurit, do vazhdojnë t’i ndjekin ato.
Para 100 vjetëve shtëpitë po lidheshin për herë të parë me elektricitetin, ndërsa sot ato po lidhen me botën virtuale. Çdo ditë e më shumë shtëpitë po virtualizohen, po instalohen robotë brenda tyre, po instalohen kompjutera që flasin si njerëz, por që dinë më shumë se njerëzit dhe nuk ndjejnë asgjë. Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë të virtualizuarit duan. Të jetojnë në një botë ku çdo gjë ka shije të mirë, zë të bukur, pamje mallëngjyese dhe ndjesi të paarritshme në realitet. Dhe të gjithë këtë e bëjnë duke sakrifikuar realitetin, ku jo çdo gjë ka shije të mirë, jo çdokush ka zë të bukur, jo çdo pamje është madhështore, ku çdo ndjenjë është e vërtetë, dhe jo fallso, duke i lënë vend çrregullimeve njerëzore mendore dhe fizike.

KOMENTET