Në ditët e sotme është pothuajse e pamundur të jetosh pa shkencën sepse ne e përdorim atë gjatë gjithë kohës në aspekte të ndryshme të jetës sonë të përditshme. Por me gjithë të mirat e saj, vijnë dhe të këqija, të cilat duam ose nuk duam ne ato ekzistojnë. A ja vlen barra qiranë? A ja vlen të zhvillojmë teknologjinë duke ditur që ajo sjell dhe të mira dhe të këqija? Zhvillimi i shkencës duhet nxitur apo duhet frenuar? - Ese

Bota do të ishte një vend plotësisht i ndryshëm për të jetuar pa telefonat, aeroplanët, kompjuterat dhe dhuratat e tjera që shkenca na ka sjellë. Të gjitha pajisjet e teknologjisë kanë nevojë për energji për të funksionuar, por pa shkencë do të ishte e pamundur të prodhohej energjia elektrike e nevojshme për të drejtuar këto pajisje.
Shkenca përdoret për të zbuluar kura për sëmundje të ndryshme, për të siguruar ushqim dhe për të ndërtuar qytete të mëdha, për të udhëtuar etj., pra shkenca e bën jetën më të lehtë për njerëzit.
Megjithëse shkenca është një bekim i madh për racën njerëzore, ajo gjithashtu ka disavantazhet e saj. Ndërsa njeriu vazhdon të avancojë dhe automatizojë gjithçka, ndotja e mjedisit vazhdon të rritet. Makineritë e zhvilluara ndotin ajrin, ujin dhe tokën, elemtentet bazë të jetës, duke reduktuar kështu edhe jetën e njeriut. Futja e elementeve ndotëse të ndryshëm në trupin e njeriut shpesh çon në komplikime dhe sëmundje që reduktojnë ndjeshëm jetën njerëzore.
Me aftësitë e avancuara të shkencës, njerëzit tani mund të zhvillojnë armë serioze që çojnë në shkatërrimin e qyteteve dhe në vdekjen e mijëra njerëzve. Aftësia e njeriut për të prodhuar armë të tilla inkurajon kombet që të luftojnë njëri-tjetrin. Megjithëse shkenca ka qenë një bekim për racën njerëzore, disavantazhet e saj e kanë bërë të duket si mallkim.
Shkenca ka avantazhet dhe disavantazhet e veta dhe ne e kemi në dorë për të vendosur nëse duam ta përdorim për të përmirësuar jetën tonë ose për ta shkatërruar plotësisht atë. Askush nuk e di me siguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne mund të shpresojmë vetëm se do të jetë më shumë një bekim sesa një mallkim.
KOMENTET